Aktualitet

Besa Shahini sulmon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Është shqetësues lidershipi i ri

Besa Shahini sulmon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Është

Ish ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini e ka shfrytëzuar këtë ditë përvjetori të pavarësisë së Kosovës për të shprehur shqetësimin mbi qeverinë e re me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe presidenten në detyrë Vjosa Osmanin. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Besa Shahini thotë se lidershipi i ri kosovar nuk jep asnjë ide se si do kapërcehen problemet e Kosovës lidhur me integrimin dhe bashkëpunimin me BE-në. Shahini shton se problemi i mosnjohjes së Kosovës shtet nga gjithë vendet e BE-së nuk mbulohet me propozime për politika me të drejta sociale: Udhëheqësit e rinj duhet të gjejnë kurajon nga numri i votave që kanë marrë për t’u ballafaquar me çështjet ekzistenciale për Kosovën.

Besa Shahini:

'Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës!

13 vjet shtet, por akoma zero perspektivë që këtë shtetësi ta njohë Bashkimi Europian. Është shqetësuese që lidershipi i ri që ka dalë nga zgjedhjet e së dielës flet për ‘thellim bashkëpunimi me BE-në’ dhe ‘rithemelim të Ministrisë së Integrimit’, por nuk artikulon asnjë ide për kapërcimin e këtij problemi thelbësor që cënon ekzistencën e Republikës dhe pamundëson ndërmarrjen e hapit të parë drejt një anëtarësimi në BE. Problemet nuk zhduken duke mohuar ekzistencën e tyre apo duke refuzuar artikulimin mbi zgjidhjen e tyre.

BE nuk e njeh Kosovën si shtet! Ky problem nuk mbulohet me propozime për politika me të drejta sociale. Udhëheqësit e rinj duhet të gjejnë kurajon nga numri i votave që kanë marrë për t’u ballafaquar me çështjet ekzistenciale për Kosovën'.

Besa Shahini sqaron që dikur ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, ajo dhe bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj por gjërat janë ndarë gjatë rrugës. Ai tashmë është kundërshtar i Kurtit, rrjedhimisht edhe Shahini.

*Tiranapost.al.

View this post on Instagram

A post shared by Besa Shahini (@besa_shahini)