Aktualitet

Berisha për Policinë e Shtetit: Banditët e Ramës qëlluan me çdo mjet mbi demonstruesit

Berisha për Policinë e Shtetit: Banditët e Ramës

"Banditët e Edi Ramës u panë duke qëlluar me të gjitha mjetet mbi demonstruesit. Janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues. Janë të ndaluar pa asnjë motiv, të rinj të kapur në rrugë. Për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë, rreth 41 protestues. Por pavarësisht nga këto veprime të një tradhtari të vërtetë që sot nxori më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij para shqiptarëve të Lulzim Bashës në koordinim me Edi Ramën, ajo që më ka impresionuar më shumë është vendosmëria e protestuesve demokratë për të qëndruar të pamposhtur. Ata sot kanë vetëm një pyetje: Kur do kthehemi përsëri. Komisioni i përkohshëm do t`ua japë atyre përgjigjen sa më shpejt.