Aktualitet

Berisha mbyll protestën me një marshim në institucionet kryesore

Berisha mbyll protestën me një marshim në institucionet kryesore

Pas afro 2 orë e gjysmë, është mbyllur protesta e sotme e opozitës.

Berisha në këtë protestë kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës duke lëshuar akuza për lidhjen e tij me ish zyrtarin e FBI të arrestuar në SHBA, Charles McGonigal.

Në mbyllje të tubimit përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur flakadanë e sende piroteknike, duke shkaktuar një situatë kaotike për disa minuta, i vetmi incident i kësaj proteste për të cilin 3 persona u shoqëruan nga policia.

Berisha mbyll protestën me një marshim në institucionet kryesore

Më pas, Berisha me një grup simpatizantësh kanë marshuar në disa prej institucioneve kryesore në Tiranë.

Berisha mbyll protestën me një marshim në institucionet kryesore

Para Ministrisë së Brendshme, ai kërkoi dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi.

Berisha mbyll protestën me një marshim në institucionet kryesore

Ndalesa e radhës ishte Bashkia e Tiranës, ku Berisha me një megafon përsëriti akuzat për inceneratorët.

Berisha mbyll protestën me një marshim në institucionet kryesore

Përpara selisë rozë ai u kërkoi socialistëve të distancohen nga drejtuesit e kësaj partie.

Berisha mbyll protestën me një marshim në institucionet kryesore

Berisha e përmbylli protestën nga selia blu duke iu bërë thirrje të gjithëve që të rikthehen të hënën para parlamentit.

Berisha mbyll protestën me një marshim në institucionet kryesore

Protesta u mbështet edhe nga lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe simpatizantë të kësaj partie. Në protestë munguan disa prej deputetëve demokratë të grupimit të Alibeajt.