Aktualitet

Berisha: Sot ishte vetëm faqja e parë!

Berisha: Sot ishte vetëm faqja e parë!

Pasi Policia shpërndau turmën para selisë së PD-së, pasi u kërkua ndihmë nga brenda PD-së dhe pas këtij momenti Berisha doli në një deklaratë për mediat, ku njoftoi hapin e radhës.

“Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë. Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë problem me deputetët e PD, veçse me Lul Pengun, Lul Bravën. Kjo është një betejë e cila nuk do ketë të sosur. Ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Ata që mendojnë se do mbajnë pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre janë populli i referendumit të lirisë. Janë qytetarë që kthyen në PD votën e lirë. Sot shqiptarët panë fytyrën e vërtetë të Lul Pengut që u mbrojt me metodat me kriminale”, tha Berisha.