Aktualitet

Bënte thirrje në rrjete sociale për sulme terroriste, arrestohet 56-vjeçari nga Kukësi

Bënte thirrje në rrjete sociale për sulme terroriste, arrestohet
Momenti i arrestimit

Ibrahim El Salih (Lekica) është 56-vjeçari i arrestuar nga Policia e Shtetit nën akuzën për “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, nga hetimet e kryera prej disa muajsh identifikuan autorin e postimeve nxitëse. Lekica i bënte postimet nga profile false.

Në shkrime të ndryshme Lekica shprehje përkrahje ndaj ISIS dhe u bënte thirrje ndjekësve të tij t`i bashkoheshin luftës në Siri.