Aktualitet

Basha nuk zbulon bisedën me zv.ambasadorin amerikan. Në 8 janar do të jem në zyrë

Basha nuk zbulon bisedën me zv.ambasadorin amerikan. Në 8 janar do

Në një komunikim live në emisionin Open, në Top Chanel, Lulzim Basha ka deklaruar se do jetë në zyrën e tij për të vijuar axhendën e ditës në 8 Janar, ditën kur Sali Berisha ka paralajmëruar protesta. I pyetur për bisedën me zv.ambasadorin amerikan, Demian Smith, Basha nuk zbuloi asgjë duke treguar në vija të përgjithshme se çfarë kanë biseduar.

Basha nuk zbulon bisedën me zv.ambasadorin amerikan. Në 8 janar do

Biseda ka qenë shumë më e gjerë se 8 janari, se realiteti politik i shqiptarëve është shumë më i gjerë se aq, kemi folur për politikën rajonale, sigurisht edhe për 8 janarin. Kemi folur për një zhvillim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, një qendër speciale e forcave ushtarake për të cilën do na kishte zili çdo vend në rajon, folëm për Kosovën.. natyrisht folëm për skandalet e qeverisë, listat e publikuara…dhe në lidhje me këtë shpreha shqetësimin për bllokimin e tre çeshtjeve hetimore: për listat, për inceneratorët ku janë të përfshirë figura të PS e ministra, për çështjen bechetti.

Tiranapost.al