Basha live: Sot shumica e demokratëve e braktisën Berishën!
Puna me përkushtim gjatë një dite të mbushur me gjendje tragjike për demokratët dhe mbarë shqiptarët. Shpreh keqardhjen që prania juaj në seli u vonua për më shumë se katër orë për shkak të veprimeve të policisë dhe prokurorisë.
"Dita e sotme ishte paralajmëruar si dita epushtimeit me forcë të selisë së demokratëve, për të realizuar misionin e tij personal. Sikundër e kemi thënë prej kohësh, ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese, e tregoi sot fytyrën e saj,
Lajmi i mirë është se shumica e demokratëve e braktisën Sali Berishën sot.
Beteja e Berishës nuk bëhet për askënd veçse për veten e vet dhe nuk kursen askënd përveç vetes.
Gjithçka dukej në shprehjen e fytyrës së tij në ditën e tij të fundit defacto të jetës së tij politike.
Sot të gjithë e dimë, kundërshtaërt, rivalët, kritikët e mi, që dua t`i falënderoj që e braktisën sot dhe e kuptuan më në fund planin e vërtetë të Sali Berishës.
Plani i vetëm i Sali Berishës, dhe fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli dhe dita e sotme.
Protagonistët të atyre që shoqëruan Berishën sot ishte një grup i vogël, trafikantë dhe grupe të vegjël interesi që erdhën me një plan të mirëmenduar nga Sali Berisha.
Sot dita ka simbolikë edhe ndarjen përfundimtare me Berishën, që nuk pranon rregullat, mendimet ndryshe, nuk pranon garën e vërtetë, por vazhdon avazin e vjetër", tha Basha.