Aktualitet

Basha edhe sot ka vetëm një koment për 'Rinasi-in'

Basha edhe sot ka vetëm një koment për 'Rinasi-in'

Kreu i PD-së ka komentuar edhe sot situatën e bllokimit të Rinasit nga kontrollorët e AlbControl të cilët kërkojnë tu kthehet paga që kishin para pandemisë dhe të rikthehen në punë 5 kontrollorët për të cilët thonë se janë pushuar nga puna pa të drejtë. Lulzim Basha pa shumë fjalë tha nga Lushnja se situata ndodhi për shkak të dështimit të Ramës:

‘Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari’.

Një ditë më parë nga Twitter, Basha postoi vetëm këtë status: 'I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij'.

Nëse Basha po zhvillon fushatën sipas tij të fitores së 25 Prillit, si do të mund të zgjidhte situatën me kontrollorët e Rinasit?

Ndërkaq, në Rinas kanë rifilluar fluturimet vetëm komerciale dhe ato të rëndësisë së veçantë. Kjo pasi kanë mbërritur kontrollorë turq. Pak minuta më parë mbërriti avioni i Air Albania me 100 mijë doza vaksinash kineze.

*Tiranapost.al.