Politikë

Basha: Dora ime e shtrirë edhe për ata që humbën arsyen dhe iu është rikthyer

Basha: Dora ime e shtrirë edhe për ata që humbën arsyen dhe

Në një takim me Lidhjen Demokratike të Gruas, Basha ka bërë thirrje për bashkim, dera e tij eshtë hapur thotë ai dhe dora e tij e shtrirë për këdo që nuk e ka humbur arsyen, dhe ata që e kanë humbur dhe iu është rikthyer.

“Ndalni sa nuk jeni vonë. Jua them qetësisht, por me vendosëri, gjithçka iu fal, por jo dhunën e gjuhës e urrejtjes ndaj demokratëve.

Dora është e shtrirë, të rinjtë që ishin jashtë vendin e kanë PD, nëse duan këtë gjë, është detyra ime dhe e çdo drejtuesi t’i shtrijmë dorën nga hutimi ku i ka çuar gjuha e urrejtjes e frikës që janë instrumente të kaluara.

Modeli i grave këtu në sallë është frymëzim për çdo demokrat, kryetarin e keni të fortë, në krahun tuaj.

Do t’i dëgjojmë të gjithë ata që nuk e kanë humbur arsyen, ose që e kanë humbur dhe i është rikthyer, për të kuptuar që kjo betejë nuk është për fatin e një njeriu.” tha Basha.