Aktualitet

Basha akuza Ramës për Policinë e Shtetit: Ndërhynë 1 orë e gjysmë me vonesë

Basha akuza Ramës për Policinë e Shtetit: Ndërhynë 1

"Demokratët e vërtetë e refuzuan dhunën e Berishës dhe kriminelëve me të cilët e realizoi atë. Nuk përfaqëson ai më të keqen e kësaj partie, por atë që kjo parti e ka lënë pas. Sot e tutje, vendimet e 18 dhjetorit, PD ka treguar se di të ndahet nga e shkuara dhe di të lëvizë si shpresa e vetme për ndryshim për shqiptarët. Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamezë. Njëri manipulon zgjedhjet dhe tjetri nuk lë mjet pa përdorur duke kulmuar me dhunë mes demokratëve për ta përdorur PD-në si bunker për t`u fshehur nga non grata dhe pasojat që kjo sjell për atë personalisht dhe rrethin e ngushtë.
Rama do të çajë Partinë Demokratike në gjysmë që të qëndrojë në pushtet. Kjo është e vërteta. Sot flet përmes akteve vandale të dhunës dhe sjelljes tipike të Edi Ramës ku me urdhërin e tij Policia e Shtetit për rreth një orë e gjysmë nuk veproi", tha Basha për mediat.