Aktualitet

Banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë: Fshati do ndahet përgjysmë

Banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë:

Edhe këtë të enjte banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë.

Ata janë kundër shembjes së shtëpive për të ndërtuar rrugën Thumanë-Kashar. Nuk bien dakord as për dëmshpërblimin e premtuar.

Një tjetër problem është sipas tyre ndarje përgjysmë e fshatit, sipas projektit ku do të kalojë rruga.

“Po protestojmë çdo ditë. Dje ishim përpara Hipotekës për të kërkuar legalizimin e banesave dhe certifikatat e pronave të tona. Atje është han, nuk u shërbejnë qytetarëve. Qëndrojnë në zyra sa për të bërë sehir. Shërbim për popullin nuk ka. Është e pabesueshme, ne protestojmë prej 6 muajsh, nuk kemi asnjë përgjigje nga shteti. Fshati ndahet përgjysmë sipas projektit dhe gjysma e fshatit nuk komunikon me gjysmën tjetër, as shkollën, as qendrën shëndetësore. Nuk lidhen dot, është një masakër. Nuk i hamë shantazhet e tyre”, thotë një prej protestueseve.