Aktualitet

Balluku: Nga nesër në mëngjes do të fillojnë udhëtimet komerciale nga Rinasi! Sot mbërrijnë vaksinat që u bllokuan dje

Balluku: Nga nesër në mëngjes do të fillojnë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku me anë të një konference për shtyp nga Aeroporti i Rinasit ka bërë me dije se nga ky moment do të rikthehen të gjitha fluturimet që hyjnë në kategorinë e fluturimeve “esenciale”, ndërkohë që nesër në mëngjes do të fillojnë fluturimet e pasagjerëve.

Ajo e ka cilësuar pezullimin e punës, një "grevë të jashtëligjshme" dhe ka bërë me dije se vaksinat që nuk mbërritën mbrëmë do të vijnë në Rinas në orën 15:00.

"Që nga ky moment do të rikthehen fluturimet e emergjencave, humanitare, shtetërore dhe diplomatike dhe do të ulen këta avionë që futen në fluturimet “esenciale”. Vaksinat e bllokuara dje do të vijnë ditën e sotme në orën 3 pasdite.

Dua të informoj qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale pasagjerësh sot dhe presim që ta zgjidhim gjatë ditës. Dhe pritet që kjo të zgjidhet nesër. Që nga nesër do të kemi fluturime komerciale për të gjithë pasagjerët.

Kjo situatë na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të pasur bllokim deri në ditën e fundit zgjedhjeve. Po bëhen verifikimet për t'i shkuar në fund kësaj situate. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën.”- ka thënë mes të tjerash Balluku.

Tiranapost.al