Aktualitet

Balluku firmos Memorandumin për Projektin e Depozitimit të Gazit në zonën e Dumresë

Balluku firmos Memorandumin për Projektin e Depozitimit të Gazit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka firmosur ditën e sotme një memorandum bashkëpunimi të qeverisë me Projektin e Depozitimit nëntokësor të Gazit Natyror në zonën e Dumresë.

Zhvillimi i projektit në fjalë do të ndodhë në dy faza, e para prej të cilave do të konsistojë në ndërtimin e një strukture depozitimi e cila do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të ruajtjes së gazit për të ruajtur kërkesat kombëtare në dy venddepozitime me kapacitet 230 milion m3 gaz me vlerë investimi prej 78 milion eurosh.

Ndërkohë faza e dytë ka të bëjë me zgjerimin e kapaciteteve depozituese në nivel rajonal dhe do të vleje 150 milion euro.

Pas firmosjes së Memorandumit ministrja Balluku është shprehur kështu: “Zhvillimi i rrjetit të transmetimit të gazit është një nga objektivat strategjike të Qeverisë Shqiptare, në kuadër të të cilit është miratuar dhe Master Plani Kombëtar për gazifikimin e vendit, pjesë e të cilit është dhe projekti i Depozitimit nëntokësor të Gazit Natyror në zonën e Dumresë”.

Në event ka qenë i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe Drejtori i ALBGAZ, Arbër Avrami.

Tiranapost.al