Balla: Do mbulojmë qiratë për punonjësit e Gardës që zhvendosen nga qyteti i tyre

E Mërkurë 30 Gusht 2023, 14:30
TiranaPost
Ministri i Mbrojtjes Taulant Bala tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë se shteti do t’i ofrojë mbulimin e qirasë të gjithë punonjëse të Gardës së Republikës së Shqipërisë, të cilët për shkak të detyrës janë detyruar të zhvendosen nga qyteti i tyre së bashku me familjen.
“Sikurse e kishim bërë më parë për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe anëtarët e forcave të armatosura, për të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës të cilët për shkak të detyrës detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër.
Është e domosdoshme që ne të sigurojmë mbulimin e qirasë për të gjithë këta punonjës të shtetit të cilët e kryejnë këtë zhvendosje bashkë me familjen e tyre për shkak të detyrës”,-tha Taulant Balla.