Aktualitet

Azerbajxhani do të presë Samitin Botëror të Klimës, por sa turistë e kanë vizituar Shqipërinë nga ky vend

Azerbajxhani do të presë Samitin Botëror të Klimës, por

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Baku, zhvilloi takime me personalitete të lartë të turizmit dhe mjedisit nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe financave të gjelbra.

Azerbajxhani do të jetë vendi pritës i Samitit Botëror të Klimës COP29 këtë vit, nën temën “Financat e Gjelbra”. Në takimin me ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore Mukhtar Babayev, ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria po punon për të prezantuar në sekretariatin e Konventës Kontributin Kombëtar të Klimës. Gjithashtu të dy ministrat dakordësuan për mundësi bashkëpunimi në modelet e turizmit të qëndrueshëm përmes zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore.

“Shumë i vyer me takimi me ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Azerbajxhan që do të presë këtë vit Samitin Botëror të Kilmës COP29 me temë “Financat e Gjelbra” e ku Shqipëria po përgatitet për prezantimin e Kontributit Kombëtar të Klimimës në sekretariatin e Konventës”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

Më tej, ministrja Kumbaro u takua me Fuad Naghiyev, Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Azerbajxhanit, ku diskutuan mundësi për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit që vendosëm gjatë mbledhjes së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik mes dy vendeve tona.

3190 vizitorë nga Azerbajxhani kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit 2023, ose 130% më shumë se viti 2022, shifra që na tregojnë potencialin në tregun azer përmes prezantimit të ofertës turistike shqiptare.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ndodhet në Azerbajxhan në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.