Aktualitet

Avokati i tre kontrollorëve të arrestuar: Akuza nuk qëndron ligjërisht! Nuk ka rrezik arratisjeje, sepse nuk punojnë avionat

Avokati i tre kontrollorëve të arrestuar: Akuza nuk qëndron

Avokati i kontrollorëve të AlbControl, të cilët janë mbajtur në Policinë Vendore të Tiranës pas marrjes në pyetje, Rezart Kthupi, në një deklaratë për shtyp është shprehur se akuza e Prokurorisë nuk ka bazë ligjore.

Kupthi ka thënë se akuza “Shpërdorim Detyre” mund të aplikohet vetëm për punonjësit e sektorit publik dhe jo për ata të një Shoqëria Aksionere private, siç është rasti i AlbControl. Gjithashtu, Kupthi ka shtuar se masa e arrestit me burg është e tepërt, sepse personat në fjalë nuk përbëjnë rrezik arratisjeje, duke shtuar ndoshta me humor se “nuk punojnë as avionat”.

“Sapo kanë mbaruar procedurat për njoftimin e urdhër-ndalimit e 3 kontrollorëve; Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini, të cilët akuzohen nga prokuroria për ‘Shpërdorim detyre’. Na është dhënë një dispozicion një kopje të procesverbalit. Kjo është sa i përket pjesës informative. Zoti Fevzo sapo ka kaluar COVID dhe nuk është në kushte të mira për të përballuar paraburgimin në një afat prej 48 orësh. Gjykoj se akuza është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjës të kompanie anonime, por ndaj një punonjësi që punon në institucion shtetëror. Se di se për çfarë është vendosur kështu. Të gjithë të ndaluarit i kanë firmosur me kundërshti ato procesverbale, me arsye se ajo çka është e shkruar në procesverbal është një stisje dhe keqinterpretim i atyre mesazhe në Whatsapp.

Janë komunikime në një chat grupi, që janë konsideruar si prova nga organi i akuzës. Është e vërtetë që Albcontrol është një shoqëri me vetëfinancim, por është shoqëri në pronësi të MIE. Dhe kjo ministri kishte mundësi që të bënte financim dhe përmes huasë. Sikurse ka marrë hua për investimet, mund ta bënte dhe për pagat.

Asnjë nga kontrollorët nuk kanë dashur të largohen, është pretendim pasi nuk ka asnjë provë që mund të provohet. Ata kontrollorë kanë qenë këtu të gjithë. Dhe më çfarë do të largohen?! Se avionët nuk punojnë.”- ka thënë mes të tjerash Kupthi.

Tiranapost.al