Aktualitet

Avokati i kardiologut deklaron që 220 mijë euro janë marrë në Çmime Ndërkombëtare

Avokati i kardiologut deklaron që 220 mijë euro janë marrë

Avokati i Edvin Priftit, kardiologut të pezullar nga puna ka deklaruar se klienti i tij i ka deklaruar të gjitha paratë që ka dhe shumat u gjendën në shtëpi, sepse ishin nga një shitje dhe dëshironte t’i depozitonte në bankë, justifikim i dyshimtë ky, teksa shitje vlerash të tilla nuk lejohet të bëhen me “cash”. Gjithashtu, avokati Henrik Ligori ka thënë se Prifti ka fituar më shumë se 200.000 euro në çmime ndërkombëtare.

“Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Lekët janë të ligjshme! Ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks”,­- është shprehur avokati.

Tiranapost.al