Aktualitet

Automoparku në Elbasan do të ndërtohet nga kompania e ish-pilotit Alexander Wurz

Automoparku në Elbasan do të ndërtohet nga kompania e ish-pilotit

Ditën e sotme është zhvilluar konkursi ndërkombëtar për projektin “Auto Moto Park Albania” që do të ndërtohet në qytetin e Elbasanit.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konkurs është shprehur se garën për ndërtimin e tij e fitoi kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij Franz Wurz.

Automoparku në Elbasan do të ndërtohet nga kompania e ish-pilotit

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe është shprehur se automoparku do shërbejë për aktivitetet automobilistike, promovimin e kulturës së motorsportit, pse jo edhe që një ditë aty të zhvillohen gara Formula 1 në Shqipëri!

Postimi i Kryeministrit Rama:

Përpara 48 orësh rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare erdhën në Shqipëri për t’u njohur me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano, një prurje sipërmarrjesh të huaja që deri para ca vitesh as nuk imagjinohej. Sot katër kompani projektimi mes më të mëdhave të botës, për cirkuitet automobilistike ishin në Tiranë për konkursin ndërkombëtar të shpallur nga #DPSHTRRSH për Auto Motoparkun që do të ndërtojmë në Elbasan. Të katërta me projekte vizionare dhe prezantime mbresëlënëse nga vetë drejtuesit e kompanive, të cilat ishin përgatitur shumë seriozisht edhe pse praktika e zgjedhur ishte më e pazakonshmja, pa asnjë pagesë paraprake. Në 48 orë këto janë dy prova shembullore të imazhit të ri të Shqipërisë, interesimit në rritje për vendin tonë si një destinacion interesant, jo vetëm për turizëm po edhe për biznes, si dhe rritjes së besueshmërisë tek Shqipëria që ka çelur negociatat me BE, e që sot ka një reputacion ndërkombëtar krejt tjetër nga ai i deri disa viteve më parë.
Konkursin e sotëm e fitoi kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Ëurz dhe babait të tij Franz Ëurz, një personalitet i mirënjohur për nismat e tij në fushën e sigurisë rrugore