Ata që do të udhëtojnë nga Durrësi në Elbasan të shmangin rrugën kryesore nga mbrëmja sot, deri nesër në mëngjes

Nga sot në orën 22:00, deri në orët e para të mëngjesit nesër, nga porti i Durrësit, në Elbasan, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.
Lëvizja do të bëhet nga Porti-Plazh Plepa- Rrogozhinë -Ebasan.
Si pasojë paralajmërohet ngadalësim i qarkullimit në rrugë.
Njoftim i DVP Durrës:
Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.
Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.