Aktualitet

Asnjë fjalë për pandeminë dhe rindërtimin në program, Basha grumbullime të paligjshme në Kombinat

Asnjë fjalë për pandeminë dhe rindërtimin në

Në programin e Partisë Demokratike nuk lexon asnjë fjali për pandeminë dhe rindërtimin, dy fatkeqësi me të cilat është përballur Shqipëria dy vitet e fundit. E teksa numri i të prekurve me COVID-19 mbetet në nivele të larta, kreu i PD, Lulzim Basha duket se nuk pyet për infektimet dhe sot u shfaq në Kombinat me grumbuj njerëzish pa maska dhe pa ruajtur distancën, çka u rrezikon seriozisht jetën.

Siç mund ta shihni nga kjo foto e shkrepur sot gjatë takimit të Bashës, ai ka shkelur çdo rregull të vendosur për Covid 19. Me sa duket, për kryetarin e opozitës, më e rëndësishme është fushata se jeta e njerëzve.