Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në n ë njoftim në Facebook në lidhje me gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të dendura të shiut thotë se gjatë mbrëmjes ka pasur rënie gurësh, por që është punuar me kontraktorë dhe se të gjitha akset janë të kalueshme.
ARRSH u bën thirrje shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
“Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve. Të gjitha akset janë të kalueshme.
Përdoruesit e rrugës duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë” njofton ARRSH.