Aktualitet

Edi Rama reagon për kryebashkiakun socialist në SPAK: Asnjë mbrojtje nga partia. PS iu shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve

Kryeministri Rama ka reaguar në Twitter pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, i cili dyshohet se është i përfshirë në afera korruptive dhe abuzime me fondet publike. Edi Rama thotë se Tushe apo kushdo tjetër i akuzuar nga drejtësia nuk do ketë mbrojtje nga PS, por duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre!

Edi Rama reagon për kryebashkiakun socialist në SPAK: Asnjë

Rama shton se PS u shërben zgjedhësve dhe jo të zgjedhurve: Flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.

Edi Rama:

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

Edi Rama reagon për kryebashkiakun socialist në SPAK: Asnjë

Arrestimi i Fatos Tushe dhe mbi 11 persona të tjerë, mes tyre zyrtarë erdhi pas një operacioni nga SPAK. Mësohet se në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës shkuan rreth 30 policë që ushtruan kontrolle. Policia po sekuestron dhe po verifikon dokumente pas dyshimeve për afera korruptive dhe abuzim me fondet publike. SPAK ka firmosur 6 urdhër kontrolle.

Një ditë më parë Kreu i SPAK paralajmëroi se do ketë hetime dhe ndalime ndaj personave funksionarë publikë të akuzuar për abuzime me fondet publike.

TË ARRESTUAR JANË:

Fatos Tushe

Flamur Peqini

Xhemal Hasko

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Xhemal Hasko

Gazment Çela

*Tiranapost.al.