Aktualitet

Arrestohet ish-drejtori i RTSH dhe tre punonjës të televizionit

Arrestohet ish-drejtori i RTSH dhe tre punonjës të televizionit

Drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi është arrestuar ditën e sotme, bashkë me 3 punonjës të tjerë. Mësohet arrestimi i tyre është kërkuar nga SPAK.

Lajmi u bë i ditur nga vetë RTSH, në një kronikë të përgatitur deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë.

Nga raportimet e para mësohet se ata akuzohen për abuzime me tenderat.

Arrestimi ndodh vetëm pak kohë pas largimit nga drejtimi i RTSH i Thoma Gëllçit.

Ende RTSH nuk ka një drejtues.

Ish drejtori dhe tre punonjës akuzohen nga SPAK për abuzime në tendera dhe ankande publike ku thuhet se ka patur shkelje barazie në tendera publike apo ankande publike