Aktualitet

Arjan Dodaj emërohet Arqipeshv i Tiranës dhe Durrësit

Arjan Dodaj emërohet Arqipeshv i Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku ka emëruar Arjan Dodaj si Arqipeshv të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Ai zëvendëson Imzot George Frendon, i cili ka mbajtur këtë post më përpara.

Arqidioqeza Katolike Romake e Tiranë-Durrës është një kryepeshkopatë metropolitane latine në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku shkruan: Urime ARJAN DODAJ dhe Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik!

Edhe deputeti socialist Erion Braçe në rrjetet sociale ka shkruar se i është mirënjohës Papa Françeskut për vendimin e tij.

Imzot ARJANI shume urime per ju !Zoti qofte me ju dhe ndricofte rrugen tuaj! Une besoj se do vijoni te vraponi e vraponi, mes njerezve dhe si ata!

Thjesht i gezuar!”, shkruan Braçe.

Tiranapost.al