Aktualitet

Ardit Gjebrea mund Covidin dhe rikthehet në program: Kjo situatë më bëri të kuptoj se njeriu paska dy zemra

Ardit Gjebrea mund Covidin dhe rikthehet në program: Kjo situatë

Prej më shumë se dy të dielave, moderatori i dashur për publikun Ardit Gjebrea mungoi me prezencën e tij fizike për shkak të infektimit me koronavirus. Gjendja e tij nuk ishte dhe aq në fazë të lehtë dhe këtë e justifikon edhe mungesa e tij e gjatë, por sot ai rikthehet në formë, në studion ku jemi mësuar ta shohim. Prej disa puntatash ai u zëvendësua nga personazhe të njohur si aktori Gentian Zenelaj, por siç thonë: Shtëpia do të zotin e vet!

Moderatori dhe autori i të Dielës Shqiptare e nisi programin me një mesazh të ndjerë kur tha se kjo situatë e bëri të kuptjë se njeriu paska dy zemra: Familja dhe Puna.

Ardit Gjebrea:

Aromë shtëpie, e gjatë të duket koha kur ndihesh i detyruar dhe jo nga qejfi për të qëndruar larg asaj me të cilën kalon jetën tënde. Kjo situatë më bëri të kuptoj se njeriu paska dy zemra, familja dhe puna. Mesa duket janë të vetmet vlera të vërteta për të cilat nuk përton të sakrifikosh dhe të mos llogarisësh asgjë përpara tyre.

Falenderimi i parë që jam sot këtu i takon Zotit, së dyti mjekët dhe familja që më qëndruan pranë dhe ju që u interesuat gjatë gjithë kohës gjatë mungesës sime, por ja tek jam në familjen e madhe të e Diela Shqiptare me të cilën do vazhdojmë udhën e gjatë deri në korrik për të mbyllur këtë sezon.

Ardit Gjebrea mund Covidin dhe rikthehet në program: Kjo situatë

*Tiranapost.al.