Aktualitet

Ardian Çela për krizën energjetike: Deri në 1 janar nuk ka rritje të çmimit

Ardian Çela për krizën energjetike: Deri në 1 janar nuk ka

Komisioni i Jashtëm po diskuton sot për energjinë elektrike. Në këtë mbledhje të Komisionit po flitet për ndërtimin e një stacioni elektrik në Tiranë. Opsion që është kundërshtuar nga deputetja Mimi Kodheli, e cila arsyeton se këto stacione janë kacerogjene dhe se duket të ndërtohen larg zonave të banuara.

“Të gjithë stacionet dakordësoni me pushtetin lokal se nuk respektohet disatanca nga qendrat e banimit. Sjellim pasoja kancero-gjene. Ushtroni presion tek pushteti lokal që të ketë mirërakordim që jepni për çdo leje. Asnjë nuk e ka idenë për të qëndruar me stacionet e nënstacionet. Ky ishte komenti im” tha Kodheli.

Administratori i OSHEE Ardian Çela është shprehur se deri më 1 janar nuk do të ndryshojë çmimi.

“Deri më datë 1 Janar nuk preket tarifa. Më datë 1 janar enti rregullator paraqet propozimin. Deri më tani nuk ka aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Platforma ka përfunduar mes OST dhe OSHEE.

Rritje tarifash për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme. Në katër vitet OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës sepse KESH për shkak të prurjeve nuk ka garantuar sasinë e nevojshme për të furnizuar klientët. I është dashur të ndërpresë investimet për të importuar energji në tregun e lirë. As tarifa nuk është prekur dhe as nuk ka trokitur në derën e qeverisë”, tha Çela.

Edhe kryeministri Rama tha se nuk do të ketë rritje të çmimit për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla.