Aktualitet

Ardian Dvorani kërkon informacion për vende të lira në Gjykatën e Apelit

Ardian Dvorani kërkon informacion për vende të lira në

Kërkon një post të ri në sistemin gjyqësor. Ish drejtuesi i Gjykatës së Lartë, Ardian Dovrani ka kërkuar që të emërohet në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Përmes një kërkese me shkrim, Dvorani ka kërkuar informacion nga KLGJ për vendet vakante të shkallës së dytë të Gjyqësorit. KLGJ do të jetë institucioni që do të vendosë në mbledhjen e ardhshme për kërkesën e Dvoranit, nëse do ta emërojë ose jo.

KLGJ vendosi me shumicë votash për ta larguar nga kreu i KED, një post që e mbante prej 6 vitesh, edhe pse kishte mbaruar mandatin.Largimi i tij nga Gjykata e Lartë bëri që të largohej edhe nga kryesimi për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ishte presidenti Meta i cili kërkoi që ai të largohej nga posti për shkak se i kishte përfunduar mandate, por përplasjet mes Dvoranit dhe Metës kanë qenë të shpeshta, lidhur me listat e anëtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, që sipas Metës ai i ka kryer në kundërshtim me Kushtetutën. Për këto çështje Meta e ka kallëzuar në SPAK.

Ndërkaq, postin e Dvoranit e ka marrë përkohësisht Vitore Tusha e cila do qëndrojë në këtë post deri në dhjetor, kohë kur do të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të rinj të KED. Me plotësimin e vendeve vakante Sokol Sadushi do marrë drejtimin e institucionit.