Aktualitet

Arbër Çepani tregon se si Gerti Bogdani iku i zhgënjyer nga të gjithë shokët politik

Arbër Çepani tregon se si Gerti Bogdani iku i zhgënjyer nga

Një një rrëfim plot me lot, Arbër Çepani, kunati i Gert Bogdanit, ka folur për ish-deputetin e PD-së i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjecare. Në Top Story me Grida Dumën, Arbër Çepani tregoi se pavarësisht se pati zhgënjime, ai nuk hoqi dorë kurrë nga politika.

"Mirësia e tij e la në hije në politikë, edhe ai e vuante këtë fakt. I thoja “mos u merr me politikë, ç’të duhet të merresh me hienat?”. Sot ishin të gjithë atje, të majtë e të djathtë. Kortezhi nuk mbarohej me njerëz. Edhe unë i thoja ‘mos u merr me politikë’. Gerti nuk ia doli në jetë, por ia doli ditën e vdekjes. Vetëm mirësia e Gertit i bashkoi ata njerëz. Ishte Gerti për të cilin shkuan njerëzit, sepse e duan. Jepte më shumë seç merrte. I thoja “Hajde Gert me mua, bë biznes. Mos u merr me ata”. Pavarësisht se kishte zhgënjime nga të gjithë sërish nuk hoqi dorë nga politika".