Aktualitet

Arben Kraja: 80% e zyrtarëve nuk e dinë që po hetohen

Arben Kraja: 80% e zyrtarëve nuk e dinë që po hetohen

Shefi i SPAK, Arben Kraja para deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë në Këshillin e Integrimit Europian ka thënë se Prokuroria Speciale ka hetime proaktive dhe 80 e personave që po hetohen nuk e dinë.

Pjesë nga deklarata e Arben Krajës:

Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021, ka qenë plotësisht e fokusuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në nivelet e larta. Janë kryer hetime të suksesshme. SPAK ka në fokus zbatimin e rekomandimeve. Për të realizuar rekomandimet jemi mundur të kryejmë hetime proaktive, kemi bashkëpunuar shumë me Policinë e Shtetit. Kemi bashkëpunuar me institucionet homologe jashtë vendit.

Hetim proaktiv është koncept i gjerë, që po heton pa e ditur tjetri që po e heton. 80 % të rasteve që kemi në dorë janë hetim proaktiv. Nëse i referohemi shifrave, janë nën hetim 832 vepra penale për korrupsion. Janë dërguar për 4 muaj 11 procedime penale. Të dhënat janë tregues që SPAK dhe BKH janë në gatishmëri.

Në lidhje me veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, mund të përmendim zyrtarë në statusin e ish-ministrit, deputetit dhe janë tre kryetarë bashkish. Jemi në fushë të ngatërruar. Janë kryer hetime ndaj disa subjekteve. Në këtë periudhë janë dënuar një gjyqtar dhe 2 prokurorë. Janë nën hetim 3 ish-gjyqtarë dhe janë në gjykim tre ish-gjyqtarë të Kushtetueses.

Për rastet e hetimeve për korrupsion është bërë nga SPAK dhe hetimi pasuror. Kur nuk kanë qenë të justifikuara është kërkuar sekuestro në Gjykatë. Numri i hetuesve në BKH do të jenë 60. Kur kemi bërë gati për të filluar procedurat kemi hasur probleme të ligjit.