Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin

Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma
Apeli i GJKKO ka vendosur të lërë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, duke mos pranuar kërkesën e tij për t’u liruar.

Thoma Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre për tenderin 1 mln dollarë për 'RTSH Agro'.

Ai kërkoi lirinë me argumentin se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, për shkak se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit, poe këto argumente nuk u pranuan nga Gjykata.

Tiranapost.al.Z.B