Aktualitet

Apeli i GJKKO e lë në sekuestro pasurinë e Lefter Kokës

Apeli i GJKKO e lë në sekuestro pasurinë e Lefter Kokës

Apeli i GJKKO nuk e ka pranuar rekursin e bërë nga ish-ministri Lefter Koka. Ish-ministri kërkonte heqjen e sekuestros për katër pronat e tij.

“Mospranim rekursi të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, shkruhet në vendim.

Ndërsa seanca gjyqësore për ankimimin e bërë nga Lefter Koka sa i takon masës së sigurisë “arrest në burg”, do të mbahet në 17 maj, në orën 11:00. SPAK e akuzon Kokën për shpërdorim detyre, duke pretenduar se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e” shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.