Aktualitet

Anulimi i gjobave në KAS, reagon Veliaj: Ishte vendim gjysma gjel, edhe sot kam qenë në terren për punë

Anulimi i gjobave në KAS, reagon Veliaj: Ishte vendim gjysma gjel, edhe sot

Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për anulimin e gjobës së vendosur nga KQZ, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha në një intervistë telefonike për News 24, se gjobat ishin absurde, pasi puna nuk mund të ndalet.

“Gjërat e paarsyeshme dhe të padrejta normalisht që do të shfuqizohen. Vendimi i sotëm i apelit është se në një vend si i yni, që ka humbur kaq shumë kohë, puna duhet të inkurajohet, jo të dekurajohet”, u shpreh Veliaj.

I pyetur nëse e inkurajon ky vendim, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ai gjithmonë ka vijuar me të njëjtin ritëm pune.

“Nuk e kam ndryshuar planin e punës. Nuk ka pasur një ditë që nuk ka pasur një punë konkrete. Qytetarët duan të shohin gjëra konkrete. Kështu që, unë edhe sot kam qenë në terren, puna vazhdon. Vendimi i sotëm bën që puna të vazhdojë pa u kompleksuar nga gjoba. Ishte një vendim gjysma gjel, ku ca bëjnë sikur bëjnë fushatë dhe ca të tjerë duhet të bëjnë sikur s’ka punë, ishte absurditet. Secili duhet të bëjë punën e vet”, theksoi Veliaj.

*Tiranapost.al.