Aktualitet

Andi Bushati: Prokurorët u interesuan për burimin. Nuk e japim! Do vij sa herë të duhet, por nuk kam besim që do e zbardhë Prokuroria

Andi Bushati: Prokurorët u interesuan për burimin. Nuk e japim! Do vij

Lapsi.al postoi në fundjavë një dokument më të dhënat ku shfaqeshin personazhe të famshëm të cilëve iu shënohej edhe bindja partiake, ose fakti që ishin të pasigurt.

Të dhëna për votuesit kanë të gjitha partite, por ky publikim nuk i referohej të dhënave të partisë, por thuhet se është përdorur e-Albania për të marrë të dhënat personale.

SPAK ka nisur një hetim për këtë ngjarje, ndërkaq nga opozita ka pasur akuza ndërsa nga qeveria janë dhënë argumente se kemi të bëjmë me të dhëna vullnetare që gëzojnë strukturat e partisë. Ndërkohë që ka nisur hetimi për këtë dokument nëse ka pasur apo jo me të vërtetë përdorim të të dhënave personale që ia kemi besuar e-Albania. Në Prokurori sot kanë mbërritur drejtuesit e portalit që siguroi dhe publioi USB me të dhënat.

'Përderisa thuhet votojnë apo jo për partinë socialiste, atëherë kuptohet qartë që është për zgjedhjet. Më thoni një gazetar që nuk do të vepronte kështu dhe kuptohen interesat. Do vij sa herë të duhet por nuk kam besim që prokuroria do ta zbardhë. Prokurorët u interesuan kush ishte burimi, si ramë ne në kontakt, ishte një seancë e shkurtër rreth 15 minuta. Pashë një shkrim të kolegut tim Flamur Vezaj që ka katër vite në SHBA, dhe të dhënat e tij i ka dorëzuar vetëm te e-Albania, këtë ia thashë dhe prokurorit dhe është një detaj i mirë që mund të hetojë. Prokurorët kërkuan të dorëzojnë provën, ne nuk e dorëzuam se kjo qe kontrata tonë me burimin tonë. Nuk na thanë për asnjë gjë, e vetmja gjë që ka ndërmarrë deri tani prokuroria është që ka një urdhër për mos-shkatërrimin e provës. Privatisht ia thashë dhe prokurores, në dijeninë time, nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën e SPAK, në dijeninë time. Ne presim zgjidhjen e çështjeve të mëdha nga SPAK".

Armand Shkullaku gjithashtu jep dëshminë e tij.

*Tiranapost.al.