Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim i bën jehonë mesazhit të DASH për Kinën: Shqipëria dhe aleatët e tjerë, mbrojtës të vlerave dhe interesave tona

Ambasadorja Yuri Kim i bën jehonë mesazhit të DASH për

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka ripostuar mesazhin e Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken, i cili përcjell idenë se sfida e madhe gjeopolitike e shekullit XXI do të jetë marrëdhënia e Washington-it me Kinën.

Në mbishkrimin mbi mesazhin e Sekretarit të Shtetit, ambasadorja Yuri Kim shkruan: “Nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë rendin global të sigurt dhe të hapur; rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë botën ashtu si ne e duam. SHBA-të do të punojnë me Shqipërinë dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë do të mbrojnë vlerat, interesat dhe të ardhmen tonë.”

Tiranapost.al