Aktualitet

Ambasadori Gonzato: Nëse përshpejtoni reformat, i mbyllim negociatat për Shqipërinë në BE, në 2027-ën

Ambasadori Gonzato: Nëse përshpejtoni reformat, i mbyllim negociatat

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dorëzuar progres raportin kryeministrit Rama në konferencë për mediat.

Gonzato tha se nëse përshpejtohen reformat, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt për integrimin në BE deri në fund të 2025-ës. E vuri gjithashtu fokusin në debatin konstruktiv të opozitës me qeverinë.

“Raporti njeh plotësisht faktin se Shqipëria është në harmonizim të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Komisioni sheh një mundësi që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE. Nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në 2027. Raporti i 2024 për Shqipërinë ofron orientim të rëndësishëm, rekomandimet dhe masat për vitin që vjen.

Grup kapitulli i themeloreve, sa i përket kriterit politik, situatë thellësisht e polarizuar politike. Po kështu dhe për shkak të mangësive të patrajtuara në procesin zgjedhor. Mesazhi, dialog konstruktiv gjithëpërfshirës politik. Funksioni i gjyqësorit, komisioni vëren disi progres në këtë fushë, sidomos me afrimin e fundit të vettingut. Shqetësime për orvatjet për trysni në sistemin gjyqësor”, tha Gonzato.