Altin Dumani raporton për arritjet dhe problematikat e SPAK

Ka nisur mbledhjen sot Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku po raportojnë institucionet.
Kreu i Prokurorisë së Posacme Altin Dumani, ka raportuar në lidhje me punën e bërë nga SPAK deri tani.
“SPAK ka rol të rëndësishëm për nxjerrjen e listës gri për 2023.
Rritet numri dhe sofistikimi i hetimit dhe sekuestrimit të parave. U rrit në mënyrë cilësore dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Kishim kontakte dhe bashkëpunim të mirë edhe me homologët rajonalë.SPAK në 2023 rriti numrin e cështjeve penale që kanë objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë ose të mesëm”, tha Dumani.
Kreu i SPAK Altin Dumani, ka renditur gjithashtu problematikat me të cilat është përballur gjatë punës së tij, mes të cilave ka nënvizuar edhe mungesën e kallëzimeve e referimeve nga institucionet, përjashtuar Policinë e Shtetit.
“Shqetësim përbën për SPAK dosjet e mbartura dhe ngarkesa e madhe. Do përgatitet një strategji e veçantë për këtë aspekt.
Hetimet paraprake marrin shumë kohë, këshilltarët ligjorë do të lehtësonte punën e prokurorëve të posaçëm. Problematikë tjetër është adresimi i ngarkesë së shtuar. Shpresojmë të gjejë zgjidhje. Problematikë tjetër që kemi adresuar është rënia e referimeve nga institucionet publike. Edhe nga raporti i depozituar në Kuvend dhe KLP evidentohet rënie 40 përqind krahasuar me 2022, përjashtuar Policinë e Shtetit. Në institucionet e tjera ka rënie të kallëzimeve. Po mendojmë shtimin e hetuesve të BKH”.