Aktualitet

Alqi Bllako kërkon masë më të butë sigurie: S’kam rrezikshmëri dhe nuk i shmangem hetimit

Alqi Bllako kërkon masë më të butë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako i cili ndodhet në burg nën akuzën se ka përfituar 15 mln lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit, ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.

Sipas raportimeve të mediave Bllako nënvizon në kërkesën e tij se s'ka prova se ai është i rrezikshëm dhe se do i shmanget hetimit.