Aktualitet

Albin Kurti për Bashkimin Kombëtar: Të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë

Albin Kurti për Bashkimin Kombëtar: Të flasim si diplomatë e

Në Elbasan po mbahet mbledhja e shtatë qeveritare, mes Shqipërisë dhe Kosovës, por e para që pas zgjedhjes së kabinetit të ri. Të pranishëm janë përqafësues nga të dyja qeveritë. Në fjalën e tij përsa i takon bashkimit kombëtar, Albin Kurti tha:

"Ka një lloj ndrydhje të ndjenjave dhe dëshirave kur flitet për Shqipërinë. Një lloj represioni të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve që ka rezultuar me një lloj tronditje kolektive. Befas e gjithë shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim për të cilin nuk u pyet e nuk u lejua të debatohet, kjo është dhe do të mbetet një temë e dhimbshme.

Tash të thuash që jemi të lumtur që jemi që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi. Të thuash që do të jemi më të fortë se jemi dy shtete të ndara do të ishte sa tepri, po aq edhe shkurtpamësi. Të thuash se do të angazhohesh për bashkim kombëtar, do të quanin nacionalist. Të thuash se do të bashkohemi në BE, të quajnë për diplomat, pavarësisht se këta të fundit po tregohen më të suksesshëm. Kështu që le të flasim si diplomatë dhe le të punojmë si patriotë", tha Albin Kurti.