Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, kush janë 4 inspektorët e Policisë së Pukës

Akuzohen për shpërdorim detyre, kush janë 4 inspektorët e

SHÇBA dhe SPAK kanë hetuar Policinë e Pukës, pas vrasjes së oficerit të krimeve Saimir Hoxha, gjatë një operacioni droge. Nga aksioni u godit një grup kriminal, që kultivonte dhe trafikonte hashash në zonën e Pukës dhe Mirditës.

Katër inspektorë dhe 1 nënkomisar dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndaj tyre janë marrë masat e sigurisë si më poshtë:

Inspektor Zamir Mehaj, 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Inspektor Alfred Ndoj, 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Inspektor Fatmir Alija, 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Inspektor Petrit Florini, 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzekutua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpallja në kërkim kombëtar për:

N/Komisar Kastriot Bicukaj, 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.