Aktualitet

Akuzat e Berishës sa vijnë e bëhen më qesharake! Keqardhje sesi një njeri me ndikim në PD arrin këtu

Akuzat e Berishës sa vijnë e bëhen më qesharake! Keqardhje

Në një intervistë ekskluzive për News-24 kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për atë që e cilëson si një foltore të thjeshtë të thirrur në Tiranë në datë 11 dhjetor.

I pyetur gjatë intervistës se çfarë mendon rreth Sali Berishës i cili po tenton të rikthehet në pushtet me anë të kësaj foltorje Basha u shpreh që nuk e kishte njohur mirë Berishën.

“Me keqardhje të thellë them që nuk e paskam njohur tamam, keqardhje dhe per ata bashkepunëtore që i kam njohur në momente të caktuara. Por atëherë kur preket interesi personal njihet dhe karakteri i vërtetetë i njeriut. Unë kam zgjedhur të mos ua kthej me të njëjtën monedhë fjalët që më janë thënë pasi kam edukatën time.

Akuzat janë bërë gjithmonë e më qesharake pasi janë ndryshuar vazhdimisht në varësi të interesave të Berishës, por ajo që akoma nuk arij ta pranoj është që një njeri me ndikim kaq të madh në PD këto 30 vite, me rëspekt nga demokratët anë e mbanë shqiptarisë thotë që para interesit tim nuk vë as interest e PD. Si mundet që në momentin kur të shkelen interesat personale të shkelësh mbi mundin dhe punën e demokratëve ndër vite. Gjithsesi jam i vendosur të kryej detyrën time që interesat e demokratëve të prevalojnë.” tha kryedemokrati.

Basha u shpreh që në bazë të rregullores Kuvendi zyrtar i PD-së do të jetë ai në datë 18 dhjetor, por që gjithsesi janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm.