Aktualitet

Akuza e Bashës për viktimat nga Covid/ Presidenti Meta: Prokuroria ta hetojë

Akuza e Bashës për viktimat nga Covid/ Presidenti Meta: Prokuroria ta

Presidenti Ilir Meta është përfshirë në debatin Basha-Rama për vërtetësinë e numrit të viktimave nga Covid, pasi iu drejtua sot Prokurorisë që të bëjë transparencë për humbjet e jetëve nga virusi.

“Prokuroria i detyrohet popullit shqiptar për të hetuar dhe verifikuar disa akuza konkrete, të ngritura jo vetëm nga Basha, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje Prokurorisë për të hetuar në mënyrë që të mos mbante asnjë përgjegjësi.

Transparenca duhet të kërkohet nga qeveria për të patur mbështetje efektive nga të gjithë. Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit, duhet të hetojë edhe një falsifikim të thjeshtë, dhe jo në rastin kur ka një akuzë publike për një çështje të madhe që ka të bëjë me jetën e qytetarëve shqiptarë. Hetimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur por edhe parandalimin në të ardhmen dhe kjo do të ndihmonte për një shkundje të gjitha institucioneve, një bashkëpunim më efektiv, më të përgjegjshëm për të përballuar pandeminë”, tha Meta në ‘Abc News’.