Aktualitet

Aksion në Ministrinë e Brendshme, pas kontrolleve 8 zyrtarë të arrestuar për abuzimin me tenderin e Uniformave Blu

Aksion në Ministrinë e Brendshme, pas kontrolleve 8 zyrtarë

Një aksion po zhvillohet këtë paradite të shtune në Ministrinë e Brendshme. Aksioni po kryhet për tenderin e uniformave.

Me vendim gjykate, po i nënshtrohen kontrollit zyrat dhe shtëpitë e të përfshirëve në tenderin e Uniformave Blu dhe akuzave për abuzim. Deri tani janë vënë në pranga 8 punonjës për tenderin me vlerën e 25 milionë eurove.

Mes të dyshuarve është edhe Edlira Naqellari, në pozicionin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara. Deri tani policia ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Ky rast është denoncuar nga Partia Demokratike dhe Opozita Parlamentare në SPAK.