Aktualitet

 Aksidenti tragjik në Vlorë/ Humb jetën 23 vjeçarja, në gjendje të rëndë shoqja që ishte në makinë me të

 Aksidenti tragjik në Vlorë/ Humb jetën 23 vjeçarja,

Një 23 vjeçare nga Fieri humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Vlorë-Fier, ndërsa e lënduar ka mbetur shoqja e saj.

Viktima Anxhela Çapo dhe Silvana Muho po udhëtonin me makinën tip Hyndai. Makina u përplas me trafikndarësen dhe më pas ka përfunduar në kanal. 23 vjeçarja ka gjetur vdekjen në vend ndërsa shoqja e saj është dërguar në spitalin e Vlorës dhe gjendja e saj është kritike për jetën.

 Aksidenti tragjik në Vlorë/ Humb jetën 23 vjeçarja,

 Aksidenti tragjik në Vlorë/ Humb jetën 23 vjeçarja,

 Aksidenti tragjik në Vlorë/ Humb jetën 23 vjeçarja,

Forcat e policisë dhe zjarrfikëses shkuan në vendin e ngjarjes ku nxorrën trupin e pajetë të 23 vjeçares dhe të lënduarën.

*Tiranapost.al.