Aktualitet

Si paraqitet gjendja e çiftit Konomi që u aksidentuan bashkë me foshnjen te Rruga e Kavajës

Si paraqitet gjendja e çiftit Konomi që u aksidentuan bashkë me

Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij ndodhen ende në kujdes intensiv, një javë pas aksidentit të rëndë te rruga e Kavajës, ku çifti dhe foshnja e tyre 3-muajsh u përplasën nga 39-vjeçari, Ajas Sulejmani. Sipas raportimeve të mediave televizive Arjani ka thyerje të disa brinjëve dhe të legenit, ndërsa bashkëshortja e tij lëndime të shumta në trup.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së dielës në rrugën e Kavajës teksa një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë po kalonin në vijat e bardha para një semafori.

Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani erdhi me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.

39-vjeçari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia pak orë më vonë.

Sulejmani pas testit të drogës rezultoi se kishte konsumuar lëndë narkotike. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të.