Aktualitet

Aksidenti në autostradën Vlorë-Fier: Humb jetën 18 vjeçari, në gjendje të rëndë katër persona

Aksidenti në autostradën Vlorë-Fier: Humb jetën 18

18 vjeçari me incialet E.T ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Vlorë- Fier, ndërsa janë plagosur 4 persona të tjerë të cilët janë në gjendje të rëndë. Ata i janë nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Aksidenti në autostradën Vlorë-Fier: Humb jetën 18

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë e një prej makinave ka shkaktuar aksidentin fatal. Drejtuesi i një prej makinave është shoqëruar në komisariat, ndërsa ende nuk dihet nëse i riu ishte shoferi i makinës tjetër apo pasagjer.

Aksidenti në autostradën Vlorë-Fier: Humb jetën 18

Policia njofton:

Rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

*Tiranapost.al.