Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën 23 vjeçarja nga Fieri: Arrestohet shoqja e saj, gënjeu se kush ishte në timon

Aksidenti ku humbi jetën 23 vjeçarja nga Fieri: Arrestohet shoqja e

Është arrestuar 22 vjeçarja Silvana Muho e cila mbrëmë teksa udhëtonte në autostradën Vlorë-Fier u aksidentua, e për pasojë humbi jetën shoqja e saj 23 vjeçe, Anxhela Çapo. Mësohet se 22 vjeçarja  e cila mbeti e plagosur nga aksidenti, ka gënjyer duke thënë se ishtë Anxhela Çapo në timon në kohën kur ndodhi aksidenti, por nga hetimet e policisë rezulton se shofere ishte vetë 22 vjeçarja.

Ajo akuzohet për veprën penale të shkelje të rregullave të qarkullimit. 22 vjeçarja teksa drejtonte makinën u përplas me trafikndarësen. Dyshimet janë se ajo po ngiste mbi normat e lejuara të shpejtësisë, që çoi më pas në humbjen e kontrollit të makinës dhe përplasjen. Makina përfundoi në kanal, dhe 23 vjeçarja Anxhela Çapo mbeti e vdekur në vend.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

*Tiranapost.al.