Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Vlorë: Konfirmohen dy viktima

Aksidenti i rëndë në Vlorë: Konfirmohen dy viktima

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ndodhi në bypasin Orikum-Kaninë. Janë konfirmuar dy viktima, të cilët punonin në ndërtimin e këtij aksi.

Mësohet se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit 32-vjeçari me iniciale A. B, banues në Kavajë dhe një punëtor tjetër me iniciale K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Mediat raportojnë se shkak i aksidentit tragjik dyshohet të ketë qenë shpejtësia. Drejtuesi i kamionit së bashku me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum.

Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, dhe ngarkesa me zhavor i ka mbuluar të dy trupat.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç,banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.