Aktualitet

Aksident te 21 dhjetori, i treti këtë muaj te vijat e bardha

Aksident te 21 dhjetori, i treti këtë muaj te vijat e bardha

Një aksident tjetër është regjistruar te vijat e bardha në Tiranë. Një motor që drejtohej nga personi me iniciale A.T ka përplasur një 72 vjeçar, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha me biçiklete.

I aksidentuari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk ka detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Ky është aksidenti i tretë gjatë këtij muaji në Tiranë. Ditën e djeshme një makinë përplasi një 20-vjeçare të vijat e bardha, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa para pak ditësh te rruga e Kavajës, një 39-vjeçar përplasi rëndë një çift bashkë me foshnjën e tyre të porsalindur. Gjëndja e çiftin ka qenë e rënduar prej ditësh teksa është përmirësuar ndjeshëm ditën e djeshme. Foshnja për fat të mirë nuk pati asnjë dëmtim nga aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç.

Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.