Aktualitet

Aksident me dy të vdekur në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë

Aksident me dy të vdekur në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur Ura e Gradishtës.

Mësohet se 51 vjeçari Arsen Sina me makinën e tij të tipit Benz ka përplasur motomjetin e tipit Lifan. Për pasojë kanë humbur jetën shoferi i motorit dhe pasagjeri, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Shoferi i makinës, 51 vjeç është shoqëruar në komisariatin e policisë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.

Njoftimi nga Policia:

“Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur "Ura e Gradishtës", shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me motomjetin tip "Lifan". Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, (ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes".

*Tiranapost.al.