Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë: Humb jetën shoferi i kamionit, një punëtor tjetër mbulohet nga inertet

Aksident i rëndë në Vlorë: Humb jetën shoferi i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypasin Orikum-Kaninë. Një kamion duke punuar është rrëzuar dhe për pasojë dyshohet drejtuesi i tij ka humbur jetën, njofton policia. Në mjet ndodhej edhe një punëtor tjetër, që nuk është arritur të gjendet akoma, për shkak të rënies së inerteve.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.